Vota e mosbesimit: Kurti nuk ka takuar asnjë deputet e parti politike

Pas shkarkimit të Ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliut dhe pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së, këta të fundit kanë propozuar mocionin për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Dy ditë më parë LDK ka zhvilluar takime me partitë opozitare, Nisma Socialdemokrate dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës në mënyrë që t’i mbledhin votat për këtë mocion.

Partitë opozitare kanë përkahur propozimin për mocion i cili pritet të hudhet në votim ditëve të ardhshme.

Por një gjë të tillë nuk e ka bërë kryeministri Albin Kurti ndaj të cilit do të ketë mocion.

Kurti tha se ëshë i përkushtuar vetëm në situatën e shëndetit publik dhe jo të atij politik.

“Jo nuk i kam takuar dhe nuk kemi biseduar në këtë gjë, jemi të përkushtuar në punën që bëjmë në këtë situatë ku shëndeti publik është mbi të gjitha. Preukupimi im nuk ëstë java e kaluar në kuptimin politik por java e ardhshme në kuftimin shëndetësor”, tha Kurti.

Për mocion mosbesimi ndaj qeverisë, LDK-së i duhen 61 vota të deputetëve prej 120 sa janë në Kuvendin e Kosovës.

LIVE- Kryeministri Albin Kurti dhe Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia mbajnë konferencë për media

LIVE- Kryeministri Albin Kurti dhe Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia mbajnë konferencë për media

Publiée par Kallxo.com sur Samedi 21 mars 2020