Foto: Ilustrim

Vodhi një veturë, arrestohet 29 vjeçari në Ferizaj

Një 29 vjeçar nga Ferizaj është arrestuar sot nën dyshimin se më 4 prill të këtij viti kishte vjedhur një veturë, Golf VII.

Sipas njoftimit të Policisë, në datën e lartcekur në orët e vona të mesnatës, rreth orës 00:25, ishte pranuar një informacion nga personi me inicialet G.S, i moshës 38 vjeçare se në rrugën “Salih Çeku” në Ferizaj, se i ishte vjedhur automjeti i tij.

Lidhur më këtë, Policia e Kosovës ka ndërmarrë disa hapa dhe pas një pune intensive hetimore, sot rreth orës 13:00, kanë arrestuar personin e dyshuar me inicialet E.S, i moshës 29 vjeçare.

Policia ka treguar se i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistës, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.