Vlera e drogës së konfiskuar në Suharekë mund të arrijë mbi 1 milion euro

Mbi 1 milion euro mund të shkojë vlera e mbi 1,000 fijeve të kanabisit të konfiskuar në një operacion anti-drogë i zhvilluar sot në fshatin Shirokë të Suharekës.

Këto fije kanabisi u gjetën në katin e fundit të një mulliri në fshatin Shirokë.

Të dhënat tregojnë që pesha e prodhimit të tyre shkon mbi 1 mijë kilogram.

KALLXO.com ka mësuar se në mesin e të personave të arrestuar janë katër shtetas të Maqedonisë së Veriut, një qytetar i Prishtinës dhe një i Suharekës.

Ky operacion është realizuar nga Prokuroria e Prizrenit dhe kishte për cak një grup të personave që prodhonin marihuanë.