Dosja: Si u mbollën fijet e kanabisit në mullirin e Suharekës

Një operacion anti-drogë është zhvilluar sot në fshatin Shirokë të Suharekës.

Në këtë operacion janë konfiskuar mbi 1,000 fije të kanabisit në katin e fundit të objektit të mullirit të këtij fshati.

KALLXO.com ka mësuar se në mesin e të personave të arrestuar janë edhe katër shtetas të Maqedonisë së Veriut, një qytetar i Prishtinës dhe një i Suharekës.

Ky operacion është realizuar nga Prokuroria e Prizrenit dhe kishte për cak një grup të personave që prodhonin marihuanë.

Admir Shala, kryeprokuror i Prokurorisë së Prizrenit, për KALLXO.com ka thënë se deri më tani janë arrestuar gjashtë persona.

KALLXO.com ka siguruar pamje ekskluzive nga operacioni:

www.kallxo.com