Vjosa Osmani

Vjosa Osmani: Nuk e kam kundërshtuar partinë, por koalicionet e gabuara

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe nënkryetarjae LDK-së, Vjosa Osmani, thotë se nuk është ngritur në LDK duke kundërshtuar partinë.

Ajo ka thënë se nuk ndihet e përdorur brenda LDK-së pasi që nuk pyetet për vendimet e partisë.

“Nuk kanë qenë kundërshtimet ndaj partisë, por ndaj koalicioneve të gabuara që fundamentin e kanë pasur në krim e korrupsion. LDK e ka ditur për qëndrimet e mia para se të më kandidojë për kryeministre”, ka thënë Osmani për T7, duke shtuar se qëndrimet e saj nuk lidhen me individë të caktuar. /Rtklive