Vjosa Osmani në Ditën e të Pagjeturve: Serbia s`është e gatshme për paqe

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani e shoqëruar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti kanë bërë homazhe te pllaka përkujtimore e të pagjeturve në oborrin e Kuvendit të Kosovës.

“Kjo do të duhej të ishte prioriteti themelor i institucioneve në të kaluarën si kërkesë themelore e Republikës së Kosovës për drejtësi, akoma nuk i ka ndarë me drejtësinë me familjet informatat se ku gjenden të zhdukurit që i kanë marrë me dhunë”, ka thënë Osmani.

Ajo tutje ka folur edhe për të dhënat rreth të zhdukurve.

“Gjatë procesit të dialogut është thënë që ka shumë të dhëna rreth të zhdukurve në arkivin e armatës së atëhershme jugosllave dhe përkundër faktit që ato të dhëna ekzistojnë dhe janë të arkivuara asnjëherë nuk janë ndarë me Kosovën”, u shpreh Osmani.

Sipas Osmanit, pa kthimin e drejtësisë për të zhdukurit, nuk mund të ketë paqe mes Kosovës dhe Serbisë.

“Serbia akoma nuk është e gatshme për paqe dhe së Kosova duhet çdo ditë e më shumë ta thotë me zë të lartë që pa kthimin e të zhdukurve, drejtësi për secilin prej tyre nuk mund të ketë paqe në mes të Kosovës dhe Serbisë”./RTK

27 Prilli shënohet Dita e të Zhdukurve në Kosovë.

376 shqiptarë të moshave të ndryshme u vranë, masakruan dhe kidnapuan brenda ditës.

Masakra e Mejës: Provat tregojnë se roli i përfshirjes së oficerëve serbë në masakër u injorua