Vjosa Osmani ndan "Urdhërin e Lirisë" për Rifat Jasharin

Një ditë pas festës së 28 nëntorit, 108 vjetorit të pavarsisë së Shqipërisë, U.D Presidentja e Kosovës,  Vjosa Osmani ka nderuar me ‘Urdhërin e Lirisë’, Rifat Jasharin, në shenjë nderimi për familjen Jashari për kontributin e dhënë për luftën për liri.

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari përmes një shkrimi në Facebook ka falënderuar Osmanin për nderin dhe respektin e treguar.

“Në emrin tim dhe të familjes Jashari, falënderoj U.D Presidenten për nderin dhe respektin e treguar ndaj familjes sonë dhe në veçanti mixhës Rifat”, ka shkruar Jashari në facebook.

Tutje ai ka treguar se për shkak të situatës pandemike në vend axha i tij, Rifat Jashari gjendet në Gjermani.