Vjosa Osmani kalon filtrin e fundit, Këshilli i Përgjithshëm e kandidon për kryeministre

Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së vendosi sot në favor të kandidaturës së Vjosa Osmanit për postin e kryeministres së Kosovës nga kjo parti për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit.

Këtë vendim, Këshilli e mori të martën paradite me asnjë votë kundër.

Propozimi për Vjosa Osmanin erdhi një ditë pasi për këtë kandidaturë kishte vendosur kryesia e LDK-së.

“Kryesia ë LDK-së e ka vlerësuar punën e z. Haziri në Forumin Rinor, si kryetar i Degës së Gjilanit, si kryetar i 4 mandatave, ministër, deputet, kryetar i Grupit Parlamentar, e si Zëvendës Kryeministër”, tha Mustafa duke folur për Lutfi Haziri i cili gjithashtu ishte pretendent për kandidaturën për kryeministër.

“Kryesi gjithashtu e ka vlerësuar edhe karrierën e zonjës Osmani, si deputete dhe shefe e Zyrës së Presidentit”, tha Mustafa për Vjosa Osmanin.

“Kryesia së bashku me z.Haziri e kanë propozuar zonjën Osmani si kandidate për kryeministre”, shtoi ai.