Ilustrim

Vjedhje brenda institucionit financiar në Komoran

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vjedhje e cila ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme në fshatin Komoran të Drenasit.

Në bazë të njoftimit, një person ka raportuar se tre persona të dyshuar, kanë hyrë me forcë në filialin e një institucioni financiar në Komoran, dhe kanë vjedhur një shtëpizë të kompjuterit dhe një pajisje të internetit.

Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit kanë dëmtuar edhe dyert e lokalit gjatë vjedhjes.

Të njëjtit janë larguar në drejtim të panjohur, ndërsa policia po vazhdon të hetoj rastin.