Foto Ilustrim: Vjedhje

Vjedhje brenda dy shtëpive të mërgimtarëve në Pejë

Dy shtëpi të dy mërgimtarëve në Pejë kanë qenë cak për vjedhje nga disa persona të panjohur.

Sipas njoftimit, dje rreth orës 18:00, një person ka raportuar në polici se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në dy shtëpitë e vëllezërve të tij, dhe kanë arritur që të vjedhin një pistoletë dhe gjësende të ndryshme shtëpiake.

Pronarët e dy shtëpive të vjedhura sipas policisë jetojnë në shtete evropiane.

Njësia përkatëse policore është duke e hetuar rastin.