Foto: Policia e Kosovës

Viti, konfiskohen tri armë zjarri dhe 270 fishekë

Policia e Kosovës ka konfiskuar tri armë zjarri, përfshirë një “Kallashnikov” me një karikator dhe 242 fishekë, një pistoletë të llojit “Walter” të kalibrit 9 mm me 2 karikatorë e 28 fishekë dhe një pushkë.

Këto armë u gjetën në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit më 05.03.2024, pas kontrollit që u bë me urdhër të Gjykatës Themelore në Gjilan.

“Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor në Viti përmes rrugëve operative ka pranuar informacion se i dyshuari R.D. (viti i lindjes 1966, mashkull kosovar shqiptar) nga fshati Skifteraj është në posedim të armëve pa leje përkatëse” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit do të ngrihet kallëzim penal për veprën penale – armëmbajtje pa leje dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.