Shoferët e veturave të arkivoleve jashtë një varreze në Bergamo të hënën. Foto: Lo Scalzo/Reuters

Virusi në Itali vret priftërinjtë që bekojnë të vdekurit

Ata vijnë t’i bekojnë ata që vuajnë më shumë nga coronavirusi. Dhe më pas, çdo herë e më shumë, po vdesin edhe vetë priftërinjtë e Italisë, raporton AFP.

Dioqeza e Bergamos në verilindje të Milanos duket se është prekur më së shumti nga vrasësi i padukshëm.

Së paku 10 priftërinj të kësaj zone kanë vdekur nga Covid-19, raportoi e përditshmja katolike ‘Avvenire’ të enjten.

Vdekjet, pa marrë parasysh të priftërinjve apo anëtarëve të komunitetit, janë “të shumtë në numër sa që është e vështirë t’i numërosh”, shkruhej në letër.

Pesë fatalitete më shumë u regjistruan në qytetin e Parmas, por vdekje të tjera që kanë lidhje me virusin u regjistruan edhe në Bresica, Cremona dhe qendrën industriale veriore të Milan-it.

Si mjekët, edhe priftërinjtë bien në kontakt më rastet më serioze të sëmundjes, dhe ashtu si mjekët priftërinjtë njihen për mbledhje së bashku duke krijuar kushte perfekte për infektim.

Sipas një numërimi të agjencisë së lajmeve ANSA numri i mjekëve të vdekur nga sëmundja është 13, kurse në mesin e priftërinjve është më i madh, së paku 18 kanë vdekur.

Italia ka aq shumë të vdekur sa morget nuk mbajnë dot më shumë.

“Nuk kemi ku t’i vendosim të vdekurit,” tha bishopi i Bergamos, Francesco Beschi për faqen e lajmeve të Vatikanit.

Njësoj si gjithë viktimat, edhe klerikët po varrosen pa ceremoni.

Funeralet, së bashku me dasmat, janë ndaluar për të penguar përhapjen. Dhe mund të mos lejohen edhe për shumë javë ose muaj në vijim.

Përgatiti: Ardita Zeqiri