Vidhet një pistoletë dhe para në një veturë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vjedhje të rëndë që ka ndodhur në tranzitin e vjetër të Prizrenit më 19 qershor ku është vjedhur pistoletë dhe para.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar deri më tani të panjohur kishin thyer xhamin e veturës dhe nga aty kanë vjedhur para dhe një pistoletë për të cilën ankuesi kishte leje përkatëse”, thuhet në raportin e policisë.

Sipas policisë, rasti vazhdon të hetohet.