Foto: Ilustrim

Vidhen stoli e para brenda një shtëpie në Podujevë

Ar, pushkë gjuetie e para janë vjedhur brenda një shtëpie në Podujevë.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth ors 21:00.

Sipas njoftimit, pronari i shtëpisë ka raportuar në polici se disa persona të dyshuar kanë depërtuar brenda shtëpisë dhe kanë vjedhur një pushkë gjuetie, stoli ari dhe para të gatshme.

Deri më tani policia nuk raporton për ndonjë person të arrestuar në lidhje me këtë rast, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.