Foto: Xhelal Sveçla/Facebook

Vidhen pajisje për prodhimin e kriptovalutave në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në mëngjesin e hershëm të 14 prillit është kryer një vjedhje e rëndë në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë lidhur me rastin dy burra kanë raportuar se në lokalin e tyre janë vjedhur pajisje për prodhimin e kriptovalutave si dhe shtëpiza.

Tutje është treguar se në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore.

Policia ka thënë se me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.