Vera e prodhuar në Hoçë të Madhe me mbishkrimin ‘Kosova dhe Metohija’

Vera që ishte duke u prodhuar në fshatin Hoçë e Madhe të Rahovecit, prodhohej dhe shitej me mbishkrimin ‘Kosova dhe Metohija’.

Dje dhe sot Dogana e Kosovës dhe Policia janë duke zhvilluar një aksion në këtë fshat, e që deri më tash sipas Doganës, janë konfiskuar rreth 42 mijë litra alkool.

KALLXO.com ka siguruar fotografi të verërave të konfiskuara dhe në to shihet mbishkrimi në gjuhën serbe ‘Kosova dhe Metohija’.

Përderisa sot ishte planifikuar vazhdimi i aksionit në këtë fshat, Dogana ka kërkuar asistencën e Policisë së Kosovës, pasi që banorët e këtij fshati ishin mbledhur tek lokacioni, për të kundërshtuar konfiskimin e alkoolit.

Gjatë protestës, është lënduar komandanti i Policisë në Rahovec, Fazli Morina.

Dogana ka thënë se ky aktivitet afarist është i paregjistruar dhe nuk i nënshtrohet as kontrolleve sanitare e higjienike, dhe sipas tyre përbën rrezik edhe për shëndetin e konsumatorit.

Aksioni në fshatin Hoqë e Madhe të Rahovecit, lëndohet komandati i Policisë