Aksioni në fshatin Hoqë e Madhe të Rahovecit, lëndohet komandati i Policisë

Komandanti i Policisë në Rahovec, Fazli Morina, ka mbetur i lënduar gjatë aksionit të Doganës dhe Policisë së Kosovës në fshatin Hoqë e Madhe të Rahovecit, për sekuestrimin e alkoolit, që dyshohet se është prodhuar në mënyrë të paligjshme.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Po, mund të ju konfirmoj se një zyrtar policor është lënduar lehtë. Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit do të ndërmerren veprimet ligjore lidhur me rastin” – ka thënë Elezaj.

Ndërsa vetë Morina ka bërë të ditur për KALLXO.com, se lëndimi ka qenë në këmbë.

“Gjatë revoltës së protestuesve kur kanë gjuajt me gurë më kanë lëndu në këembë. Shyqyr thyerje nuk ka, veç pak dhimbje” – tha Morina.

 

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar 42 mijë litra pije alkoolike pasi ka realizuar një kontrollë rutinore tek një dyqan ku shiteshin pije alkoolike në fshatin Hoçë e Madhe të Rahovecit.

Gjatë kontrollit janë hasur produkte të gatshme me përmbajtje alkooli në sasi prej rreth 42 mijë litra. Sipas Doganës, personi në fjalë ka vepruar krejtësisht në shpërfillje të rregullimit ligjor dhe ka bërë dëm buxhetit në vlerë prej rreth 38 mijë euro vetëm për pjesën e detyrimeve për stokun e hasur gjatë kontrollit” – theksohet në njoftim.

Sipas njoftimit, ky aktivitet afarist është i paregjistruar dhe nuk i nënshtrohet as kontrolleve sanitare e higjienike, dhe sipas tyre përbën rrezik edhe për shëndetin e konsumatorit.

Dogana sqaron sekuestrimin e 42 mijë litrave pije alkoolike në Hoçë të Madhe (VIDEO)