Ilustrim
Të reshurat ndotin ujin në disa fshatra në Gjakovë dhe Rahovec, banorët luten të mos e përdorin për pije
Kompania Regjionale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se për shkak të të reshurave uji nuk mund të konsumohet në disa lokacione të furnizimit me burime vetanake.
Sipas KRU Gjakovës, ujin nuk mund ta përdorin banorët e fshatrave Gërqinë, Damjan, Hoqë e Madhe dhe Opterushë të cilët furnizohen me burime vetanake për shkak se uji i pijes në këto fshatra për momentin nuk është i pijshëm deri në një njoftim të radhës.
“Sigurojmë konsumatorët se ekipet e KRU “Gjakova” janë duke e bërë të pamundurën që të sanojnë defektet e paraqitura sidomos në rrjetin e kanalizimit, mirpo duhet të keni parasysh se dëmet e shkaktuara nga dendësia e të reshurave vështirëson ndërhyrjet dhe tejkalon kompetencat tona, gjithsesi ne vazhdojmë të jemi në ndihmë të konsumatorëve që tju bëjmë zgjidhje aty ku është e nevojshme!”, thuhet në njoftim.