Ilustrim

Digjet një shtëpi në Hoqë të Madhe

Një grua në fshatin Hoqë të Madhe të Rahovecit ka raportuar në Polici se një pjesë e shtëpisë së saj është përfshirë nga flakët.

Sipas Policisë një ekip i zjarrfikësve ka dalë në vendngjarje dhe ka lokalizuar zjarrin.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë përveç dëmeve materiale nuk ka pasur persona të lënduar.

Gjithashtu, në raportin e policisë nuk thuhet nëse ka persona të dyshuar.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00.