(VIDEO) Reshjet e dendura të shiut, përmbytje në Shqipëri

Reshjet e shiut vijojnë të paraqesin probleme në disa qytete të Shqipërisë

Reshjet e shiut kanë sjellë probleme edhe në Gjirokastër. Intensiteti i lartë i reshjeve ka sjellë rritjen e nivelit të Liqenit të Viroit që po i afrohet nivelit të rrugës nacionale.

Rruga drejt fshatit Zhulat është e bllokuar, ndërsa raportohen probleme edhe në shumë akse të tjera dytësore.

Si pasojë e reshjeve ka pasur përmbytje në disa dhjetëra hektarë të tokës bujqësore, anës lumit Drino në të gjithë gjatësinë e tij./Top Channel