VIDEO – Quni: Strategjia për Siguri u përgatit me metodën ‘copy-paste’

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni ka thënë se dokumenti i Strategjisë se Sigurisë së Kosovës 2022-2027, nuk është në përputhje me nevojat dhe kërkesat për këtë fushë.

Ai ka thënë se ky dokument nuk është serioz, dhe është bërë ‘copy-paste’ nga strategjitë e vendeve të Ballkanit.

“Nga përmbajtja e draftit, e kuptova që ky dokument nuk është serioz, por e kam kuptu që me hartimin e strategjisë është marrë vetëm një njeri, një person, i cili nën presionin e kohës dhe përvojës së vogël për punë ekipore e ka kompletuar dokumentin duke bërë ‘copy-paste’ të paragrafëve të strategjive të shteteve të Ballkanit” – tha Quni gjatë seancë.

Ai ka thënë se kjo strategji do të duhej të ishte rezultat i një pune të përbashkët.

Tutje Quni, i cili është edhe anëtar në Komisionin Parlamentar për Siguri ka thënë se ka kërkuar që ky dokument të rishikohet.

“Unë kam kërkuar që ky dokument të rishikohet. Është gabim nëse mendohet se strategjia ka të bëjë vetëm më çështje të Policisë dhe Sigurisë” – tha nw mes tjersh ai.

Kuvendi është duke e shqyrtuar në parim Strategjinë për Sigurinë e Kosovës, 2022-2027.