VIDEO: Prishtinë, taksisti parkon veturën në “zebra”, u nxjerr telashe qytetarëve

Një taksist ka zgjedhur “zebrat” për ta parkuar veturën në pritje të klientit të tij.

Me këtë veprim, taksisti u ka sjellë telashe qytetarëve që dëshironin të kalonin në anën tjetër të rrugës përmes pjesës së përcaktuar për ta.

Ngjarja ka ndodhur afër shkollës “Hasan Prishtina” në lagjen Ulpiana në kryeqytet.

Sipas një qytetari, i cili në KALLXO.com ka dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, taksisti ka qëndruar në “zebra” për rreth 20 minuta.

Këto janë pamjet:

www.kallxo.com