VIDEO: Policia shpërndan një grup të rinjsh që manifestonin me mjete piroteknike tek Ura e Ibrit

Disa të rinj janë shfaqur tek Ura e Ibrit në veri të Mitrovicës, duke përdorur mjete piroteknike.

Për këtë rast është deklaruar edhe Policia e Kosovës.

Në një përgjigje për KALLXO.com, Policia ka thënë se bëhet fjalë për një grup të nxënësve maturantë që janë paraqitur të afërsi të urës.

Policia thotë se menjëherë i ka shpërndarë ata.

“Bëhet fjalë për një grup të nxënësve maturantë, të cilët pa paralajmërim janë paraqitur në afërsi të urës kryesore. Menjëherë policia i ka shpërndarë”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës për KALLXO.com.