Sulmi i Endrit Shalës ndaj gazetarit Polici mbanë duart në xhepa

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policor në lidhje me rastin e sulmit të gazetarit Ensar Ramadani nga ana e Ministrit në detyrë, të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.

KALLXO.com ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë së QKUK-së në të cilën shihet i gjithë konflikti por edhe neglizhenca e njërit nga zyrtarët policor ndaj rastit.

Në pamjet e siguruara, shihet se deri sa gazetari Ensar Ramadani po qëndronte në afër Emergjencës në QKUK, e fut telefonin në xhep dhe më pas afër tij vjen ministri Shala ku shihet edhe se e qëllon me shuplakë të dorës.

 

 

NË ato momente reagimi ishte vetëm nga ana e njërit nga zyrtarët policor që zakonisht qëndrojnë në QKUK.

Pamjet tutje tregojnë edhe se njëri nga zyrtarët e tjerë të policisë po qëndron te dera hyrëse e Emergjencës me duar në xhepa duke mos ndërmarrë asnjë veprim për rastin.

IPK në lidhje me këtë rast ka rekomanduar Policisë së Kosovës  suspendimin me pagesë për zyrtarët policorë në këtë rast.

Ditë më parë, një gazetar raportoi në polici se ishte sulmuar nga Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.

Gazetari i portalit “IndeksOnline”, Ensar Ramadani për KALLXO.com kishte rrëfyer se deri sa ishte duke përcjellë një rast të plagosjes në QKUK, ishte sulmuar fizikisht nga ana e ministrit Shala pasi që gazetari e kishte fotografuar.

Gjatë ditës së djeshme, KALLXO.com, ekskluzivisht solli edhe sqarimin e ministrit Shala për gjithë ngjarjen. Ai vazhdimisht kishte mohuar se kishte sulmuar gazetarin.

““Po të betohem, që nuk e kam sulmuar ka qenë konflikt verbal, më shumë ka qenë keqkuptim që ka ndodh mes meje dhe tij sepse nuk e kam ditë që është gazetar”, ishte njëra nga përgjigjet e Shalës për KALLXO.com kur u pyet për rastin.

Por pamjet e siguruara nga KALLXO.com, tregojnë qartë për sulmin fizik të Endrit Shalës ndaj gazetarit Ramadani.

Në pamjet ekskluzive mund të shihni se si rrjedh ngjarja. Ensar Ramadani deri sa priste para Emergjencës në QKUK, sheh ministrin Endrit Shala deri sa vjen në po të njëjtin vend për shkak se i plagosuri ishte i afërm i tij.

Pasi e kishte parë se ishte fotografuar, Shala i ishte drejtuar menjëherë gazetarit duke i rënë shuplakë fytyrës.

KALLXO.com që nga dita e martë ka raportuar në lidhje me rastin e sulmit fizik të ministrit Shala ndaj gazetarit Ensar Ramadani.

Në lidhje me këtë rast, Prokurori Besim Kelmendi i cili është Koordinator në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit për çështjet e sulmeve dhe kërcënimeve të gazetarëve.

Ai kishte thënë për KALLXO.com se kishte nisur hetimet ndërsa vetëm që nga dita e martë, Endrit Shala dje është intervistuar nga policia.

Rrëfimi i gazetarit që thotë se u sulmua nga ministri Endrit Shala

Rrëfimi i gazetarit që thotë se u sulmua nga ministri Endrit Shala

AGK dënon sulmin ndaj gazetarit Ensar Ramadani