VIDEO - Papastërti dhe mungesë e mjeteve higjienike në banjot e stadiumit “Fadil Vokrri”

 

Pamjet e mësipërme tregojnë gjendjen e banjove në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë të martën në mbrëmje në kohën kur institucionet shëndetësore po bëjnë thirrje për kujdes higjienik për shkak të përhapjes së coronavirusit.

Video është xhiruar nga KALLXO.com të martën në mbrëmje derisa po zhvillohej ndeshja në nivele ndërkombëtare, ajo ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë, në kategorinë e vajzave për kualifikimet e Euro 2021.

Në banjot e “Fadil Vokrrit”, KALLXO.com ka testuar nëse në këto ambiente ka dezinfektues dhe sapun.

Siç shihet në pamje në banjo, kavanozat për sapunë janë të zbrazura, ndërsa në hapësirën e WC-ve ka mungesë të letrës.