(VIDEO) Numër dukshëm më i vogël protestuesish sot në Jarinjë  

 

Numër shumë më i vogël i qytetarëve serb, po vijojnë qëndrimin e tyre protestues sot në afërsi të pikëkalimit kufitar mes Kosovës e Serbisë në Jarinjë.

Pamjet që ekipi i KALLXO.com sjellë nga atje, e që po përcjellë situatën nga afër tash e 11 ditë të rrethanave të krijuara bllokuese, tregojnë për shumë më pak qytetar prezent, në krahasim me ditët e kaluara. E gjitha, mund të jetë për shkak të marrëveshjes së arritur sot mes palëve Kosovës e Serbisë në Bruksel, por edhe motit mjaft të ftohtë e me shi në këtë zonë malore.

Megjithatë, syresh prej tyre po vijojnë të qëndrojnë në tendat e ngritura, të mbledhur rreth zjarreve që kanë ndezur brenda.

Edhe sot, për shkak të bllokimit të mundësisë së qarkullimit të automjeteve në aksin kryesor të rrugës, qytetarët po udhëtojnë në këmbë, duke kaluar pikën kufitare nga njëri në shtetin tjetër.