VIDEO - Mitrovicasi dënohet me 30 euro pasi hodhi mbeturina në rrugë

Një qytetar është gjobitur me 30 euro për hudhjen e mbeturinave në rrugë nga Drejtoria për Inspekcion në Mitrovicë.

Komuna ka njoftuar se qytetari kishte hedhur mbeturinat në sipërfaqe publike.

Ndërsa kanë kërkuar nga qytetarët që të ruajnë ambientin dhe të mos hedhin mbeturinat jashtë kontejnerëve.

Valon Brahimi, drejtor i Inspektimeve ka shpërndarë në profilin e tij video të qytetarit duke hedhur mbeturinat.