VIDEO - Kurti: Për dy vite dialog kemi arritur veç një marrëveshje që sjell njohje de-facto nga Serbia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë raportimit në Kuvend për takimin e fundit në Bruksel në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, thuri lavde për qeverinë që drejton ai.

Kurti tha se në dy vite dialog në qeverinë e tij, ka një marrëveshje e cila sjellë njohje de-facto të Kosovës nga Serbia.

“Nga marsi i viti 2021, kur e kemi marrë Qeverinë kemi thënë se duhet një qasje e re në dialog, parimore, si palë të barabarta ku në qender është njohja reciproke. Sfida kryesore ishte trashegimia dhjetëvjecare në dilaog, e cila nuk kishte sjellë integrim të veriut dhe as marrëveshje për njohje. Fokusi primar i Qeverisë ishte aty e  kërkesa e qytetarëve e shprehur në zgjedhjet historike  – punë dhe zhvillim, drejtësi dhe mirëqenie – dialogu është zhvilluar krahas angazhimit të Qeverisë për punë dhe drejtësi si dhe për sundim të ligjit në mbarë terrorit”

“Dy vite dialog në qeverinë tonë, kanë sjellë një marrëveshje – ajo është e Brukselit e arritur më 27 shkurt 2023 e cila e ka edhe ankesin zbatues të Ohrit të 18 marsit. Kemi arritur veç një marrëveshje që sjell njohje de-facto nga Serbia. Ky është rezultati i dy viteve dialog” – tha Kurti.

Kuvendi i Kosovës po mban seancë plenare ku në rend të ditës është raportimi i kryeministrit Kurti për procesin e dialogut Kosovë – Serbi pas zhvillimeve të javës së kaluar.

Kërkesat për raportim të Kurtit ka ardhur nga partitë opozitare.