VIDEO: Del nga kontrolli zjarri në malet mbi tunelin e Kalimashit

Ushtarë të Kosovës janë nisur drejt Shqipërisë për ta ndihmuar në luftimin e zjarreve masive që kanë përfshirë zona të ndryshme.

Pas zjarreve të mëdha në pjesën jugore të Shqipërisë, një zjarr shumë i madh ka shpërthyer edhe në pjesën veriore.

Televizioni “Top-Channel” ka siguruar pamje të një zjarri që ka dalë jashtë kontrollit në malet mbi tunelin e Kalimashit, nëpër të cilin në ditë kalojnë mijëra qytetarë të Kosovës që shkojnë drejt bregdetit shqiptar por edhe për arsye të tjera.

Këto janë pamjet nga zjarri në malet e Kalimashit:

.