Vetizolohet stafi i një klinike private në Ferizaj, pasi një pacient doli pozitiv me COVID-19

 

Poliklinika ‘Pleura’ në Ferizaj njofton se pasi që kanë marrë informatën se një person gjatë ditës së djeshme nga Ferizaj rezultoi pozitiv me CoVid-19 kanë marrë masa parandaluese.

Pacienti i infektuar thuhet se e ka vizituar poliklinikën me datë 13 prill dhe dje ai ka rezultuar pozitiv me virusin CoVid-19,

Si masë parandaluese për përhapjen e këtij virusi, stafi i poliklinikës thotë se është vetizoluar për së paku 14 ditë.

“Si masë parandaluese për përhapjen e këtij virusi, stafi i poliklinikës sonë do të vetizolohet së paku për 14 ditë, andaj duam që të ju njoftojmë se edhe Poliklinika Pleura do të jetë e mbyllur deri në lajmërimin tjetër“, thuhet në njoftim.

Ferizaj është futur në karantinë, pas paraqitjes së rasteve me coronavirus nga kjo komunë.

Deri më tani në nivel vendi 423 raste të konfirmuara me CoVid-19, 71 të shëruar dhe 10 persona e kanë humbur betejën me këtë virus.