Hotel Rahphel, Paris France Foto: Hotel Raphael

Vetëvritet në burg në Francë, kosovari 41 vjeçar

Mediat franceze raportojnë se një 41 vjeçar nga Kosova ka kryer vetëvrasje në Gjykatë, pasi që ndaj tij ishte lëshuar urdhër për t’u kthyer në vendlindje.

Siç shkruan gazeta ‘Lemonde’, fillimisht ai kishte refuzuar të hipte në fluturim për në Kosovë pak ditë më parë.

Burri me inicialet F.U., vetëvrasjen e ka kryer në bodrumin e gjykatës së qytetit Bordo në Francë, duke u vetëvarur.

Lemonde’ shkruan se sipas elementeve të para të hetimit për shkaqet e vdekjes, 41 vjeçari ka kryer vetëvrasjen në mëngjes, ndërsa pasdite do të gjykohej si pjesë e procedurës.

Avokati i tij citohet të ketë thënë se viktima me 13 dhjetor ka refuzuar që të hipte në një fluturim për në Amsterdam, e më pastaj për Prishtinë. Ai kishte refuzuar që t’i nënshtrohej testit PCR për COVID-19.

Lemonde’ shkruan se kosovari kishte shkuar në Francë para rreth 15 viteve, duke ikur nga konfliktet ndëretnike dhe situata e paqëndrueshme politike në Kosovë. Ai, siç shkruan gazeta franceze, kishte një të kaluar të rëndë traumatike, pasi që i ishin vrarë 15 anëtarë të familjes së tij.