Gabriel Attal/Twitter

Gabriel Attal, kryeministri më i ri në historinë moderne të Francës

Gabriel Attal është emëruar kryeministri i ardhshëm i Francës, pasi Emmanuel Macron synon të ringjallë presidencën me një qeveri të re.

Në moshën 34-vjeçare, ai është kryeministri më i ri në historinë moderne franceze, duke kaluar edhe socialistin Laurent Fabius, i cili ishte 37 vjeç kur u emërua nga François Mitterrand në 1984, raporton BBC.

Attal zëvendëson Elisabeth Borne, e cila dha dorëheqje pas 20 muajsh në detyrë. Gjatë gjithë kohës ajo luftoi me mungesën e shumicës në parlament.

Gabriel Attal, aktualisht është ministër i Arsimit. Ai tani do të ketë detyrën të udhëheqë qeverinë franceze në zgjedhjet e rëndësishme të Parlamentit Europian në qershor.

Ngritja e tij ka qenë e shpejtë, dhjetë vjet më parë ai ishte këshilltar i panjohur në ministrinë e shëndetësisë dhe anëtar i socialistëve.

​ Në vazhdën e zgjedhjeve të Macronit në 2017-ën, Attal u bë anëtar i parlamentit dhe ishte aty ku e solli atë në vëmendjen e presidentit.

Në moshën 29-vjeçare, ai u bë ministri më i ri ndonjëherë me një post të vogël në arsim; nga viti 2020 ishte zëdhënës i qeverisë. Pas rizgjedhjes së Presidentit Macron, ai ishte për një kohë të shkurtër ministër i financave dhe më pas mori drejtimin e arsimit korrikun e kaluar.