Vetëvendosje feston 15-vjetorin e themelimit me një tubim në sheshin e kryeqytetit, merr pjesë Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje të premten, më 12 qershor, feston 15-vjetorin e themelimit.

Me këtë rast, partia e Albin Kurtit do të mbajë një tubim publik në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë, ku pritet të marrë pjesë edhe ai.

“Me 12 qershor, në ditën e çlirimit të Kosovës, festojmë edhe ditëlindjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Në 21 vjetorin e çlirimit dhe 15 vjetorin e themelimit të Lëvizjes do të mblidhemi së bashku në Prishtinë, në Sheshin “Skënderbeu”, në orën 17:00, gjithnjë në përputhje me rekomandimet duke ruajtur distancën fizike”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Kjo parti që prej kur u rrëzua nga ekzekutivi kosovar ka iniciuar mbledhjen e nënshkrimeve, duke kërkuar zgjedhje të reja.

Me 12 qershor, në ditën e çlirimit të Kosovës, festojmë edhe ditëlindjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Në 21 vjetorin e…

Publiée par Lëvizja VETËVENDOSJE! sur Lundi 8 juin 2020