Aksident në Suharekë, vozitësi humb kontrollin dhe futet me veturë në barnatore

Një aksident trafiku ka ndodhur më 26.02.2024 në Suharekë, ku si pasojë një person ka mbetur i lënduar lehtë.

Sipas Policisë, një vozitës ka shkaktuar vetëaksident duke u futur në një barnatore në rrugën “Brigada 123” në Suharekë.

“Rreth orës 14:40 është raportuar për një vetëaksident në rrugën “Brigada 123” në Suharekë. Pasi që shoferi ka humbur kontrollin në automjet, ka goditur një barnatore. Si pasojë e aksidentit një person është lënduar- konkretisht pasagjeri i automjetit, si dhe janë shkaktuar dëme materiale” – ka bërë të ditur Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prizrenit.

Njësitë relevante të Policisë së Kosovës, sipas tij po merren me rastin.