Vetaksident në Istog, një person i lënduar

Një vetaksident ka ndodhur sonte rreth orës 19:10 në fshatin Gurrakoc në Istog.

Si pasojë, një person ka pësuar lëndime dhe është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal në Pejë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 19:10 minuta Policia është njoftu për një vetaksident në Gurrakoc të Istogut. Një person e ka goditur shtyllën elektrike. Lëndime ka, është në emergjencë të Spitalit Rajonal, jashtë rrezikut për jetë”- ka thënë Gashi.

Policia është në vend të ngjarjes, ka thënë tutje Gashi.