Vetaksident në Gjilan, vdes pasagjeri

Një vetaksident ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në fshatin Dobërqan të Gjilanit, si pasojë e të cilit një person ka vdekur.

Sipas raportit të Policisë, vetaksidenti dyshohet të ketë ndodhur nga shoferi i cili ka goditur një shtyllë betoni të rrjetit elektrik.

Si pasojë e aksidentit, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar njëri nga pasagjerët, përderisa shoferi dhe një pasagjer tjetër kanë marrë lëndime.

Pasagjeri i lënduar pas tretmanit mjekësor është liruar kurse i dyshuari që ka shkaktuar aksidentin është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, njofton Policia.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.