Vetaksident në autostradën "Ibrahim Rugova"

Rreth orës 09:40 një makinë është përfshirë në vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova” afër Duhles.

Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë, bëri të ditur se deri tani një person ka kërkuar trajtim mjekësor.

“ Në autostradë afër Duhles rreth orës 09:40 ka ndodhur një vetaksident me një automjet të përfshirë. Si pasojë një person ka kërkuar trajtim mjekësor. Njësitet për menaxhim dhe kontroll të autostradës po trajtojnë rastin”, ka thënë Hoxha për KALLXO.com.