Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Vetaksident me motoçikletë në Gjilan, lëndohen rëndë dy persona

Dy persona kanë marrë lëndime të rënda në një vetaksident që ka ndodhur në Gjilan.

Policia e Kosovës ka njoftuar se datë 10.06.2024  rreth orës 14:09 është raportuar për një vetaksident.

Në këtë vetaksident është përfshirë një motoçikletë në të cilën gjendeshin dy pasagjere.

Sipas Policisë së Kosovës lëndime të rënda trupore kanë pësuar drejtuesja e motoçikletës dhe pasagjerja – të cilat janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.