Vërshimet në Pejë, Policia thotë se edhe dy persona kanë mbetur të lënduar

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se si pasojë e vërshimeve në qytetin e Pejës, kanë mbetur të lënduar edhe dy persona.

Në ndërkohë Policia ka kërkuar asistim edhe nga njësia për kërkim shpëtim e FSK-së, të dalin në vendin e ngjarjes.

“Gjithashtu edhe nё lagjen “Fidanishte” nё Pejё dy persona kanё pёsuar lëndime trupore, tё njëjtit janё dёrguar nё Spiatlin rajonal nё Pejё” – ka thënë Policia.

Dy persona kanë mbetur të vdekur nga vërshimet në qytetin e Pejës. Viktimat janë një fëmijë 5 vjeçar, si dhe nëna e tij.

Fillimisht, nëna e fëmijës ishte raportuar si personi i zhduku, përderisa pas gjetjes së saj, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Gjendet pa shenja jete edhe nëna e fëmijës së vdekur në Pejë