FOTO ARKIV: Xhabir Zharku
Vendi ku u kap nga policia Xhabir Zharku
14.12.2019 - 22:23
Ish-kryetari i Komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku është arrestuar sot.
Arrestimin e tij e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Sot, më 14.12.2019, Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Ferizajt, ka arrestuar një të dyshuar për përfshirje në veprat penale: ‘Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe ‘Ushtrim i ndikimit’”, tha Kelani.
KALLXO.com mëson se ai ishte arrestuar në Aeroportin e Prishtinës teksa tentonte të dilte jashtë vendit.
Sipas policies Zharku dyshohet lidhur me një rast që ka të bëjë me prona komunale në vitin 2010.
Me aktvendim të prokurorit , Zharku është dërguar në mbajtje për 48 orë.