Gjykata e shpalli vendimin për Xhabir Zharkun
Xhabir Zharku, ish kryetar i Kaçanikut është është liruar nga akuza nga Gjykata në Ferizaj për veprat që i viheshin në barrë.
Pas vlerësimit dhe analizimit të provave në fund gjykata ka bërë ricilësimin e veprave penale.
Në këtë rast trupi gjykues ka vlerësuar se nuk bëhet fjalë për kualifikim sipas dispozitave të kodit penal të përkohshëm, sepse sipas aktakuzës veprat penale janë kryer gjate vitit 2009-2010.
Dhe në momentin që është bërë ricilësimi i veprave penale nga ana e gjykatës këto vepra penale para ngritjes së aktakuzës nga ana e prokurorit janë parashkruar.
Pra bëhet fjalë për parashkrim absolut të veprave penale e jo parashkrim relativ.
Mjetet monetare që janë dhënë nga i akuzuari në formë të dorëzanisë do t`i kthehen të pandehurit posa aktgjykimi të merr formën e prerë
I pranishëm në seancë gjatë shpalljes së aktgjykimit ishte ish-kryetari i Kaçanikut Xhabir Zharku.
Xhabir Zharku, ish-kryetar i komunës se Kaçanikut, në Gjykatën e Ferizajt është përballur me aktakuzën e Prokurorisë e cila atë e ngarkon me dy vepra penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.
Zharku ishte arrestuar më 14 dhjetor të vitit 2019 në Aeroportin e Prishtinës në përpjekje për t’u larguar nga Kosova.
Aktakuza kundër tij ishte ngritur në tetor të vitit 2020 nga Prokuroria në Ferizaj.
Xhabir Zharku kishte qëndruar në paraburgim nga 15 dhjetori i vitit 2019 deri në qershor të vitit 2020 kur ishe liruar me dorëzani.
Për lirimin nga paraburgimi, Zharkut i ishte dashur që si dorëzani të paguajë shumën në vlerë prej 100 mijë eurove.
Sipas Prokurorisë, Xhabir Zharku në tetor të vitit 2008 dhe shkurt të vitit 2010 në Kaçanik, si person zyrtar, përkatësisht kryetar i Komunës së Kaçanikut, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore dhe shkaktimit të dëmit të Komunës së Kaçanikut, kishte shpërdoruar pozitën e tij zyrtare.
I njëjti kishte vepruar në atë mënyrë që kishte lejuar ndërtimin e një objektit për banim kolektiv dhe lokale afariste e cila ka qenë pronë e komunës dhe të njëjtën ia kishte dhënë në shfrytëzim të përhershëm kompanisë “Çlirimtari”.
Tutje në pikën dy të aktakuzës ai akuzohet për shkak se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm ka shpërdoruar pozitën e tij zyrtare në atë mënyrë që pas përfundimit të një çështje gjyqësore në Gjykatën e Kaçanikut kishte urdhëruar avokaten e Komunës që mos të parashtroj ankesë ndaj vendimit të Gjykatës.
Me këtë veprim i njëjti i kishte mundësuar përfitim pasuror në atë kohë paditësit – Kompanisë “Bardhi”.
Kallxo.com ka raportuar edhe më parë për këtë rast – LINK