Vëllai i Bedri Krasniqit: Do të kërkojmë drejtësi deri në fund

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka shpallur të pafajshëm Bedri Krasniqin në lidhje me aktakuzën për vrasjen e dy zyrtarëve policorë në vitin 2004.

Vëllai i Bedri Krasniqit, Sylë Krasniqi tha se do ta kërkojnë drejtësinë deri në fund për vëllain e tij.

Këtë deklaratë, ai e dha menjëherë pas shpalljes së gjykimit, i cili shpalli të pafajshëm dhe liroi Bedri Krasniqin nga akuzat për vrasjen e rëndë të një polici të Kosovës dhe një të UNMIK–ut në mars të vitit 2004, ndërsa e dënoi me 8 vjet Alban Dezdarin për veprën penale ndihmë në kryerën e vrasjes.

“Procesi gjyqësor iu ka stërzgjat shumë, mirëpo më në fund drejtësia triumfoi. Si familje nuk do të ndalemi, derisa ta gjejmë drejtësinë për Bedri Krasniqin se edhe dënimet e para është shumë i pafajshëm. Iu kanë ba qysh iu kanë ba dhe drejtësinë kemi me e lyp deri në fund” – deklaroi Sylë Krasniqi sot para mediave.

Gjykata e liron Bedri Krasniqin nga aktakuza për vrasjen e dy policëve në mars të 2004

Bedri Krasniqi ishte dënuar me 27 vjet burgim për vrasjet e dy pjesëtarëve policorë të Kosovës, Sebahate Tolaj dhe Isuf Haklaj, në vitin 2003.

Ai ishte dënuar edhe me 17 vjet burgim për kidnapimin e një personi.