Blerim Vela

Vela: Vuçiqi vazhdon të (keq) përdorë Listën Serbe për të nxitur tensionet në Kosovë

Shefi i kabinetit të presidentes, Vjosa Osmani, Blerim Vela ka reaguar pas deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në takimin me përfaqësues të serbëve të Kosovës të mbajtur sot në Rashkë.

Vela ka thënë se Vuçiq vazhdon të përdor Listën Serbe për të nxitur tensionet në Kosovë.

“Presidenti i Serbisë vazhdon të (keq) përdorë Listën Serbe për të nxitur tensionet në Kosovë: Vepron në kundërshtim me nenin 1 të marrëveshjes me Kosovën për njohjen e targave të veturave RKS. Bën kërkesë të kundërligjshme për largimin e Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës.  Kërkon të bllokojë zgjedhjet e 23 prillit”- ka shkruar Vela në Twitter.

 

Vuçiq në takim me përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes zgjedhjeve po mundohet ta pengojë formimin e Asociacionit, raporton RTS.

“Kurti insiston që zgjedhjet të mbahen në veri të Republikës së Kosovës në mënyrë që kryetarët e komunave, në të cilat, partia e Kurtit (LVV) dhe Thaçit (PDK), të marrin pjesë dhe pastaj thonë se ato komuna në veri nuk duan të jenë pjesë e Asociacionit të Komunave Serbe” – ka thënë Vuciq.

Sipas tij, Kurti dëshiron të krijojë konflikte me çdo kusht.

Vuçiq tutje ka thënë se ata kanë paralajmëruar se duhet të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe dhe se ky është kusht që serbët të kthehen në institucione.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se qëllimi i vetëm i Kosovës është të provokojë serbët ta tërheq Serbinë në konflikt me NATO-n.

Vuçiq: Kurti përmes zgjedhjeve në veri, po tenton ta pengojë formimin e Asociacionit