Ilustrim

Vdes pacienti i cili po transferohej në QKUK pas aksidentimit të autoambulancës

Një autoambulancë është aksidentuar mbrëmë në Bresalc të Gjilanit gjatë transportimit të një pacienti nga Gjilanit në Prishtinë.

Si pasojë e aksidentit, pacienti i cili ishte duke u transportuar ka vdekur.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Mbrëmë rreth orës 23:00, jemi informuar nga QKUK në Prishtinë se pasagjeri që ishte duke u transferuar në QKUK për trajtim mjekësor nga lëndimet e marra në aksidentin e komunikacionit ka vdekur”, ka thënë Hashani për KALLXO.com.

Ai tutje ka shtuar se në lidhje me këtë rast, është njoftuar edhe prokurori kujdestar.

“Prokurori ka urdhëruar që trupi i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, ka thënë Hashani.