Ilustrim

Vdes një shtetas i huaj në QKUK, Policia nis hetimet

Një person ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës më 05.03.2024.

Sipas Policisë së Kosovës, bëhet fjalë për një shtetas të huaj, i cili sipas dëshmitarëve vuante nga disa sëmundje kronike.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti në Polici është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.