Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Vdes një person nga Obiliqi, policia nis hetimet

Një 59-vjeçar nga Obiliqi ka vdekur sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) pasi ishte lënduar rëndë.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi Zyra për Media e Policisë së Kosovës.

“Rreth orës 10:30, nga QKUK, kemi pranuar informatën se një person i lënduar rëndë (në Obiliq), është dërguar për trajtim mjekësor dhe i njëjti pak minuta më pas, ka ndërruar jetë. Vdekja e viktimës B.D. mashkull 59 vjeç, është konstatuar nga ana e mjekëve në QKUK”, thuhet në njoftim.

Sipas forcave të rendit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Ndërsa policia në koordinim me prokurorin e shtetit po trajton rrethanat e ngjarjes duke proceduar me një hetim mbi vdekjen.​