Vdes një person në Prevallë pasi ra në humnerë

Një person është gjetur i vdekur në Prevallë.

Sipas zëdhënësit të Policisë në rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, personi i vdekur ka rënë në humnerë në Prevallë.

“Sot rreth orës 14:35 kemi pranuar informacionin se një person ka rënë në humnerë në Prevallë. Njësitet policore, njësia e emergjencës dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Osmanollaj.

Ai ka thënë se pas orës 16:00 e kanë pranuar informacionin se është gjetur një trup i pajetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor.