Vdes një paciente me COVID-19 nga Suhareka

Drejtoresha e Shëndetësisë në komunën e Suharekës, Besa Kuqi, ka njoftuar se sot ka vdekur edhe një paciente nga COVID-19 në Suharekë.

Sipas drejtoreshës Kuqi, viktima ka qenë e hospitalizuar në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, ndërsa ka rezultuar pozitiv me 30 korrik.

“Numri i viktimave nga ky virus i msheftë arrin në gjashtë në komunën tonë. Ju lutem, rriteni kujdesin, mbajeni distancësn, mbajeni maskën, mbajeni higjenën dhe zbatoni masat mbrojtëse kundër COVID-19”, ka shkruar Kuqi në ‘Facebook’.

Në anën tjetër, gjatë  24 orëve të fundit janë shënuar edhe 245 raste të reja me COVID-19 dhe 13 vdekje.