Ilustrim

Vdes një i burgosur, Shërbimi Korrektues tha se po trajtohej në Klinikën e Neurologjisë

Shërbimi Korrektuesi i Kosovës së bashku me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve kanë njoftuar se sot ka vdekur një i burgosur.

Sipas njoftimit, vdekja e të burgosurit, i cili ishte i vendosur në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ka ndodhur rreth orës 19:00 në Klinikën e Neurologjisë të Shërbimit Spitalori Klinik dhe Universitar të Kosovës.

SHKK ka thënë se i burgosuri ka qenë duke u trajtuar në vazhdimësi nga sëmundjet paraprake me të cilat është pranuar.

“Nga data 19 korrik 2023 ishte dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën e Neurologjisë të SHSKUK-së, por për kundër përpjekjeve të vazhdueshme të stafit të Klinikës së Neurologjisë, i njëjti ka ndërruar jetë” – thuhet në njoftim.

Tutje është thënë se organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes.