Ilustrim | Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Vdes një 45-vjeçar në Kamenicë, dyshohet se u rrëzua nga skelet në vend të punës

Një 45-vjeçar ka vdekur në Kamenicë. Ai po dyshohet është rrëzuar nga skelet gjatë punimeve në një vend-punishte.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani ka thënë se sipas informatave preliminare, viktima dyshohet se gjatë kryerjes se disa punimeve në një vend pune në fshatin Koretin të komunës së Kamenicës, është rrëzuar nga skelet duke pësuar lëndime rënda trupore, si pasoj e të cilave ka vdekur.

“Njësitet policore relevante i janë përgjigjur rastit dhe sipas informatave preliminare viktima dyshohet se gjatë kryerjes se disa punimeve në një vende-punishte në fshatit Koretin të komunës së Kamenicës është rrëzuar nga skelet duke pësuar lëndime rënda trupore, si pasoj e të cilave ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku”- ka konfirmuar Hashani.

Ai shtoi se njësiti i Hetimeve Rajonale në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit i cili ka qene prezent në vendin e ngjarjes janë duke i hetuar rrethanat e rastit.

Sipas zëdhënësit të policisë me urdhër të prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës” dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.